Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, deklaroi se më 4 prill, në Bruksel, do të mbahet takimi për dialogun në nivel të kryenegociatorëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se më 4 prill, në Bruksel, do të mbahet takimi për dialogun në nivel të kryenegociatorëve. Nga Kosova do të jetë i pranishëm  zëvendës-kryeministri Bisnik Bislimi. Ai ka shtuar se ekziston marrëveshja dhe e njëjta është publike për të gjithë, dhe se kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj. “Më 4 prill në Bruksel ata do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar. Ka marrëveshje, ekziston marrëveshja është e qartë publike për të gjithë dhe kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj prandaj edhe do të organizohet takim ndërmjet kryengocaitorëve ku nga na e Kosovës do të marrë pjesë, Besnik Bislimi, tha Kurti. Duke sqaruar fjalën “urgjencë” të përdorur nga BE-ja për krijimin e Asociacionit, kryeministri shtoi se marrëveshja duhet të zbatohet e tëra dhe se nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm. Marrëveshjen nuk duhet ta copëtojmë duke marrë pjesët e preferuara. Fjala që përdoret urgjencë është pikërisht tek fjalia që ka të bëjë me të pagjeturit përkatësisht të zhdukurit me dhunë”, tha Albin  Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …