Kryeministri Albin Kurti deklaroi se në veri të Kosovës mund të ketë akte sporadike terroriste, por që siç theksoi ai, nuk ka më burime të brendshme për cenimin e sigurisë. Në mbledhjen e dy kuvendeve që po mbahet në Prishtinë, Kurti theksoi se dy sulmet terroriste ndaj Kosovës nga Serbia e kanë bërë çështje urgjente anëtarësimin në NATO. Kurti theksoi se po punojnë që të ketë lëvizje pa asnjë kontroll të qytetarëve në kufi. Në mbledhjen e dy kuvendeve që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se Kosova i gëzohet faktit që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe vend kandidat i Bashkimit Evropian. Kurti përmendi dy sulmet terroriste të Serbisë ndaj Kosovës, për çka tha se këto raste e kanë bërë çështje urgjente anëtarësimin e Kosovës në NATO.