Kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli kanë vizituar ndërmarrjen “Trepça”. Pas këtij takimi, Kurti ka folur për incidentin e fundit ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit të ri të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani. Kurti tha se një sulm i tillë nuk është për të mirën e Kosovës. U njoftova për gjendjen në zhvillimet e fundit në Trepçë. Na vjen shumë keq se çfarë ka ndodhur, pra një sulm i organizuar i dhunshëm. Me këtë rast e dënojmë ashpër këtë sulm të tillë, i cili është i drejtuar kundër ‘Trepçës’ dhe nuk është për të mirën e Kosovës. Si kryeministër zotohem se nuk do të ketë asnjë individ, as grup më të fuqishëm se shteti. Ne jemi Republikë, jemi demokraci, jemi qeverisje e mirë, andaj ushtruesi i kryeshefit është Enis Avdurrahmani dhe ai e ka mbështetjen time të plotë”, tha Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Mbi 1.300 kontrata njëburimore të lidhura gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë duke u hetuar nga prokuroria për korrupsion
Mbi 1.300 kontrata njëburimore të lidhura gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë duke …