Kryeministri Albin Kurti, dje ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Në këtë pesëshe bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Gjermania, Franca dhe Italia. Kryeministria, bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, situatën e sigurisë e të sundimit të ligjit, dhe zhvillimin e gjithmbarshëm. Po ashtu u bisedua për rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura. Kjo do të mundësonte lirinë e plotë të lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …