Kryeministri, Albin Kurti do të marrë pjesë vetëm në ditën e fundit të Forumit, që po mbahet në Anatalia, ku do të jetë gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit me temë: “Përfaqësimi i Ndryshimit”. Ai më parë kishte anuluar pjesëmarrjen në ditën e parë të Forumit të Diplomacisë që po mbahet në Turqi. Gjatë ditës së djeshme ishte planifikuar që të merrte pjesë në hapjen e Forumit krahas krerëve të shteteve të ndryshme të botës, të realizonte disa takime bilaterale dhe të merrte pjesë në darkën e shtruar nga kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Arsyeja e anulimit të pjesëmarrjen për ditën e parë ishte situata e krijuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazike dhe nevojës për marrjen e masave nga qeveria.
