Albin Kurti: Tërhoqëm edhe 25% të policëve në veri, po zbatojmë marrëveshjen e Bratislavës

Kryeministri, Albin Kurti e akuzon sërish opozitën, e cila sipas tij nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur sërish të padrejta masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian të cilat janë vendosur për shkak të mos shtensionimit të situatës në veri të Kosovës. Ai ka thënë se bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave. “Është e vërtetë që janë paralajmëruar masa të cilat edhe janë zbatuar disa prej tyre. Ju e dini që ushtrimi i madh ‘Defender Europe ‘2023’ sidomos në Gjakovë kur e kishim të planifikuar, u pat anuluar. Bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave, por gjithsesi bëhet fjalë për masa të përkohshme e të cilat për bindjen time janë të padrejta”, ka thënë Kurti gjatë ceremonisë së punimeve në rrugën Prishtinë – Besianë. Më tutje, ai ka akuzuar opozitën, e cila sipas tij nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …