Kryeministri. Kurti, e ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në njoftimin e Kryeministrisë, thuhet se në qendër të takimit ishin përgatitjet për shënimin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. “Në takim u theksua bashkëpunimi gjithnjë e në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Duke biseduar për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, u potencua se këto marrëveshje kanë hapur kapituj të ri pozitiv të afrimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
