Kryeministri, Albin Kurti dhe ambasadori, Martin Berishaj, kanë pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, me të cilin kanë biseduar edhe për procesin e dialogut me Serbinë. Sipas njoftimit të Qeverisë, Albin Kurti e ka njoftuar diplomatin kroat se në takimin e fundit të nivelit të lartë, që u mbajt javën e kaluar në Bruksel, ka paraqitur vizionin e tij për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazike, bazuar në modelin kroat të trajtimit të pakicave kombëtare serbe. Në lidhje me të, ai tha duke qenë vend anëtare e BE-se dhe e NATO-s, Kosova e sheh Kroacinë si tregim suksesi dhe model që duhet ndjekur për sa i takon të arriturave ekonomike dhe demokratike, por edhe për sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Në anën tjetër, Qeveria ka njoftuar se ministri kroat e ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave dhe kalimin me sukses të fazës së parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha sa vendi i tij përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu kandidimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, thuhet në komunikatë. Në këtë takim, Kurti ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
