leoni

Kryeministri, Albin Kurti, është ftuar në drekën e punës që do ta shtrojë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Kryeministri, Albin Kurti, është ftuar në drekën e punës që do ta shtrojë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Lajmin e ka bërë  ditur nga zëdhënësja e KE-së Ana Pizonero, e cila ka deklaruar se takimi në fjalë është për Planin e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Të pranishëm aty do të jenë edhe liderët e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Për të deklaruar në thelb gjendjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë në kuadër të Planit të Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Komisioni është duke finalizuar vlerësimin e tij në lidhje me agjendat e paraqitura nga partnerët perëndimorë”. Këto janë agjenda reformash që mbulojnë si reformat në aspektet socio-ekonomike, ashtu edhe në fushat themelore. Dhe sapo të finalizojmë këtë vlerësim, padyshim që do të konsultohemi me shtetet anëtare në komitetin e ardhshëm të IPA-së, në rast të një vendimi pozitiv nga komiteti IPA, atëherë komisioni do të miratojë agjendat”, ka thënë Pizonero.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …