Kryeministri Albin Kurti është nisur për Austri. Qëllimi i këtij udhëtimi është pjesëmarrja në Forumin Ekonomik të Vjenës. Ky forum ka rëndësi për promovimin e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar si dhe është një mundësi e mirë për liderë politikë, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit privat për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në fushën e ekonomisë. Gjatë qëndrimit në Austri, kryeministri Albin Kurti do të shoqërohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …