Kryeministri, Albin Kurti, fajin për pajtimin që e dha mbrëmë për Marrëveshjen që do ta fuqizoj ndikimin e Serbisë në Kosovë nëpërmjet komunave me shumicë serbe, ua ka atribuuar pushteteve paraprake. Ndonëse për dhjetë vite me radhë ka kërkuar vota për t’u bërë shefi i Qeverisë së Kosovës për ta ndaluar, sikur thoshte, krijimin e Zajednicës, tani që ka nënshkruar marrëveshjen, ka deklaruar se fajin për krijimin e asociacionit të komunave serbe e kanë pushtetet paraprake. Kryeministri, Albin Kurti, në përpjekje për ta përligjur marrëveshjen e arritur, ka thënë se janë paraardhësit e tij ata që e kanë nënshkruar Asociacionin dhe neni i 10 thotë se të gjitha duhet të zbatohen. “Nuk është vetëqeverisje aty, është vetëmenaxhim. Unë jam kryeministër i të gjithë qyetetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Unë angazhohem për të gjithë. Në këtë aspekt, eguzston një paragraf që flet për një nivel adekuat të vetmenaxhimit të komunitet joshumicë serbë në Kosovë, dhe natyrisht që ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta në mënyrë që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim apo diskriminim. Aty thuhet që urgjentisht duhet të fillojnë bisedimet dhe angazhimet për nivelin adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb. Unë nuk e mohoj që paraardhësitë e mi kanë nënshkruar marrëveshje në 2013 dhe 2015” ka thënë mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …