Kryeministri, Albin Kurti, është cituar të ketë deklaruar se për rastin e Faton Hajrizit nevojitet një hetim vendor dhe ndërkombëtarë. Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se qytetarët nuk duhet të bien pre e heroizmit dhe mitizimit të Faton Hajrizit. Patriot është rreshteri Afrim Bunjaku që ra heroikisht gjatë sulmit terrorist në Banjskë”, tha ai. Krahas këtyre, kreu qeveritar kritikoi Prokurorinë për vonesa në ngritjen e aktakuzës për Milan Radoiçiq, përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë. Sipas tij, as pas 10 muajve prokuroria s’ka lëvizur në këtë drejtim, ndërkaq nuk iu deshën as 10 orë që të merret në pyetje ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për një postim të saj, ka nënvizuar Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …