Kryeministri, Albin Kurti, gjatë qëndrimit për një vizitë në Vjenë të Austrisë ka komentuar Marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur në Shtëpinë e Bardhë ishte administrata e kryetarit Donald Trump. Kurti gjatë diskutimit në Vjenë ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit më shumë ishte përpjekje për marrëveshje të shpejtë sesa ndihmë për ecjen përpara të Kosovës dhe Serbisë”. “Sa i përket marrëveshjes së shtatorit në Uashington, ka aq shumë elemente në atë marrëveshje, nuk po them se secili element në këtë marrëveshje nuk është i mirë, siç është njohja reciproke me Izraelin siç ishte pika e fundit dhe është implementuar dhe është pozitive. Por prapë më duhet të them se ky lloj zotimi unilateral në mes të Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar ishte shumë më shumë lëvizje taktike e administratës paraprake para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe ka pasur synim që të ndërtojë diçka të qëndrueshme, tha Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …