Kryeministri, Kurti

Kryeministri, Albin Kurti i zemëruar në kritikat e opozitës iu thotë Memli Krasniqit e Lumir Abdixhikut, shtroni pyetje Escobarit e jo mua

Sot  në Kuvendin e Kosovës, kryeministri, Albin Kurti ka kritikuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku  për qëndrimet publike dhe ato në takime me ndërkombëtarët që lidhen me planin franko-gjerman. Ai e ka përmendur emisarin amerikan,  Gabriel Escobar, duke theksuar se të njëjtat fjalë opozita do të duhej t’ia thoshte edhe atij. Unë ju inkurajoj që ashtu qysh jeni të vendosur për Kosovën se nuk pranojmë asgjë që nuk e ka njohjen reciproke në qendër, nuk pranojmë asgjë që s’është marrëveshje finale. Aman këto ja thoni kështu me të njëjtin zell edhe Escobarit, jo vetëm mua. Në kundër replikën drejtuar kryeministrit, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se qëndrimet e kësaj partie janë të njëjta si në Kosovë si para Escobarit. Kryeministër Kurti  për dallim prej teje që në Twitter bëhesh pulë e në Facebook bëhesh skifter, lypi transkriptet e bisedave në Uashington e shikoji që Escobarit ia kam thënë këto gjëra më rëndë se që po ti them ty. Ti bashkë me ish-kryeministrin Haradinaj keni shkatërruar e dhunuar për këtë Asociacion, Demarkacion e tash po i ndryshoni fjalët. Ndërkohë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cika thënë se kryeministri Kurti se është shpifje shumë e madhe të thuhet se partitë opozitare po provojnë ta rrëzojnë qeverinë në takime me ndërkombëtarët. Nuk të ka hije të sillesh kështu. Ne kemi pasur qëndrim të qartë dhe me komunikatë se marrëveshja duhet të jetë finale dhe të ketë njohje në të. Mos shpif dhe mos e sill debatin në çështje personale sepse janë çështje shumë serioze. Ne nuk kemi nevojë që as para Escobarit e as para Cholletit të sillemi ndryshe”, deklaroi Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …