Albin Kurti: Kosova nuk ka çfarë të fsheh nga paslufta kemi qenë nën administrimin ndërkombëtarë

Kryeministri, Albin Kurti gjatë javës së ardhshme sërish në Bruksel

Kryeministri, Albin Kurti javën e ardhshme do të shkojë sërish në Bruksel. Kësaj radhe ai do të ketë një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Duke folur për këtë takim, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar për “Kosovapress” se ky takim nuk do t’i paraprijë rifillimit të dialogut, por vetëm do t’i shërbejë komunikimit dhe diskutimit të të gjithë liderëve të rajonit me BE-në, për interesat e përbashkëta. Ky takim joformal, i ftuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell po konsiderohet i dobishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve. Nga ana tjetër, partitë opozitare kanë shfaqur dyshime se këto takime do të kenë dobi për Kosovën dhe kanë shtuar më tutje se me takime të tilla, kryeministri, Albin Kurti po bën ato gjëra që i kishte kundërshtuar më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …