Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marr vendim për ndarjen e nga 100 eurove për çdo fëmijë. Ai tha se sot ka ftuar konferencë për medie për të ndar lajme të mira. “Pikërisht sot do të bëjmë zgjatjen e dorës së shtetit’, tha ai duke njoftuar edhe për sivjet ndarjen e nga 100 eurove për secilin fëmijë. Jeni mësuar që buxheti të vihej në dispozicion për një grup të caktuar të njerëzve. Ne e bëmë shtetin për gratë, shteti për fëmijët. Nga 0-16 vjeç të gjithë fëmijët edhe sivjet nga 100 euro secili do të përfitojnë”, theksoi mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti dhe theksoi se si çdo vit kur ka rritje te buxhetit po ndahen nga 100 euro. Gjatë konferencës për medie të mbajtura së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati kryeministri, Albin Kurti, njoftoi se përveç për fëmijët, nga 100 euro do të ndahen edhe për pensionistët.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …