Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves. Në një njoftim nga Qeveria, thuhet se kryeministri e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje gjatë takimit të komitetit të ministrave në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, thuhet në komunikatë. Në takim u bisedua edhe për rezultatet e takimit e tretë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, për Planin e Rritjes që u zhvillua dje në Kotorr të Malit të Zi dhe Deklaratën e Përbashkët nga ky takim. Deklarata e Përbashkët nga samiti në Kotor, mes tjerash bën thirrje për trajtim të barabartë në CEFTA, zbatim të plotë marrëveshjeve të arritura në Procesin e Berlinit si dhe kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave të Bashkimit Evropian për të rritur integritetin financiar dhe për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit financiar”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …