Kryeministri, Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë familjare për vitin 2021 në AKK, 400 mijë euro banesë 42 mijë euro pagë vjetore

Qeveritarët aktualë të Kosovës, në deklarimet e tyre të pasurisë, figurojnë me krejt pak para, por pasuria e tyre është në konto të bashkëshorteve dhe të bashkëshortëve.  Pasuri të paluajtshme, kryeministri  Kurti ka deklaruar apartamentin 400 mijë eurosh të bashkëshortes. Ka para të gatshme në bankë në vlerë prej rreth 400 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të kursyera 23 mijë euro, por ka edhe borxhe. Albin Kurti ka deklaruar qiranë e shtëpisë në vlerë 250 euro, për tri vite. Kryeministri ka deklaruar si të hyra vjetore 12 mijë e 903 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore 39 mijë e 200 euro, të dy së bashku rreth 42 mijë euro. Me 42 mijë euro pagë vjetore banesën 400 mijë euro, qiranë në një banesë tjetër vetëm 250 euro, kryeministri Kurti nuk del të jetë aq i pasur. Madje duket se është më i varfër se të gjithë ministrat e zëvendësministrat e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …