Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar, Atdhe Hetemin, drejtor ekzekutiv të institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar, Atdhe Hetemin, drejtor ekzekutiv të institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ai  njoftoi për këtë  emërim në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë. Kurti,  deklaroi   se ka dërguar vërejtje për projektin e Asociacionit të prezantuar nga euro-amerikanët, më 21 tetor. “Për ta ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën. Ballafaqimi me të kaluarën është një proces shërues dhe një mekanizëm i domosdoshëm për përparim shoqëror”, tha Kurti, duke shtuar se po angazhohen “për adresimin e të gjitha krimeve” dhe “për t’i matur dëmet e shkaktuara”. Sot u bë edhe një hap në këtë drejtim për institucionalizimin, mbrojtjen e ruajtjen e kujtesës kolektive e cila do të na shërbejë edhe neve, edhe brezave pas nesh. Kurti tha se  Atdhe  Arifi është ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Një akt kriminal me elemente terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij kishte deklaruar se qeveria e tij …