Kryeministri, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti në edicionin e dhjetë të “Javës së Gruas”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik

Kryeministri, Albin Kurti, ka folur me euro-deputetët e Partisë Popullore Evropiane, në Strasburg, lidhur me pritjet për takimin e Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në takimin dyditor, i cili po mbahet  në Strasburg të Francës. Ai është takuar me euro-deputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlament: Lukas Mandl nga Austria, Mihael Gahler, Rainer Wieland dhe Niklas Herbst nga Gjermania, Karlo Ressler nga Kroacia, Franc Bogoviq nga Sllovenia dhe Vladimir Bilcik nga Sllovakia. I shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Albin Kurti i njoftoi eurodeputetët europianë për zhvillimet e fundit në vend, për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe  për aplikimin në Këshillin e Europës. Euro-deputetët dhanë vlerësimin e tyre pozitiv dhe shprehen mbështetjen e plotë ndaj reformave të qeverisë, përparimit demokratik, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.  Albin Kurti po qëndron në Strasburg, ku po  merr  pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …