Kryeministri Albin Kurti, ka folur për përpjekjet e shtetit të Kosovës për vënien e rendit dhe ligjit, si dhe luftimin e krimit e kontrabandës në veri të vendit. Ai ka folur edhe për çështjen e destabilizimit në këtë pjesë të shtetit dhe kjo realisht gjen mbështetje politike në Beograd. Ata që duan destabilizim nuk e duan sundimin e ligjit. Sundimi i ligjit është duke u vendosur edhe në veri, duke u luftuar krimi, korrupsioni e kontrabanda. Ata që janë në listën e zeze të Thesarit amerikan, ata të cilët kanë fletarrestime në Kosovë, ata që kanë punuar e punojnë për strukturat ilegale natyrisht se kanë interes destabilizimin. Problemi është që interesi i tyre gjen mbështetje politike në Beograd.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …