Kryeministri Kurti, ka hartuar dhe ka publikuar një plan të detyrave kryesore për vitin e ardhshëm Në planin e tij ka radhitur shtatë pika, të cilat i ka quajtur hapa për normalizimin e marrëdhënieve drejt vitit 2024. Lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sipas tij duhet të përmbushen këto kushte. Prioritet absolut për Qeverinë është siguria për Kosovën, integriteti territorial i shtetit dhe jeta e mirëqenia e qytetarëve pa dallim. Të nxirren konkluzionet e hetimeve për sulmin terrorist e kriminal të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Bashkimi Evropian e Amerika t’i vendosin sanksione Serbisë, e posaçërisht Presidentit të saj Aleksandër Vuçiq. Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese nga BE-ka dhe Amerika. Projekt -statutin e Asociacionit ta hartoj vetë me ministrat e mi, ndërsa kërkoj që Brukseli dhe emisari evropian, Lajçak të merren kryetarin e Serbisë Vuçiq që i vodhi zgjedhjet në Serbi.
