Pas konferencës së dytë nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale, sot para gazetarëve kryeministri, Albin Kurti, ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që ta dënojë sjelljen e Serbisë për mos-nënshkrimin e marrëveshjes, e cila është propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte që dje, pasi siç ka thënë, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi. Për ne kjo është një marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që të gjykojnë, dënojnë sjelljen e Serbisë e cila kur zhvillohen takimet thotë se nuk nënshkruaj, ndërmjet takimeve thotë se nuk zbaton asgjë. Nuk mund të flas kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe në Kombet e Bashkuara. Nuk mund të flasë se kurrë nuk do të njoh Kosovën, pasi marrëveshja, sipas Kurtit është njohje de-facto”, e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …