Kryeministri, Albin Kurti, ka kundërshtuar sërish idenë e shkëmbimit territorial në mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një intervistë për Geopost, ka thënë se kjo ide mund të vijë në shprehje vetëm përmes dhunës. Janë disa që prej këtij projekti të dështuar nuk kanë hequr dorë në formën e një ideje. Por kjo ide, për të ardhur në shprehje mund të bëhet vetëm nëpërmjet dhunës. Dikur ka mundur të vijë në shprehje edhe nëpërmjet bisedimeve, për shkëmbim territorial dhe ndarje të Kosovës. Sot këtë ide duhet ta zmbrapsim dhe për këtë na nevojitet ndihma e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s, Mbretërisë së Bashkuar e kështu me radhë. Ne do të jemi të suksesshëm sepse nuk nevojitet asgjë më shumë as më pak se sa sundimi i ligjit dhe kushtetutshmëria në një të gjashtën e territorit të Kosovës që është mbi lumin Ibër, ka deklaruar, Albin Kurti, por nuk ka sqaruar se territor me shumicë shqiptare ka mbetur nën Serbi. Për t i mbajtur, qoftë edhe me dhunë 50 mijë serbë aq sa ka veriu, ai nuk përmend fare 100 mijë shqiptarë nën Serbi. Dihet se Albin Kurti do ta kishte pranuar shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë, po të mos kishte qenë ide e Hashim Thaçit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …