Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Kryeministri, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës

Kryeministri, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku ka folur në lidhje me takimin në Bruksel me Aleksandër Vuçiqin,  i cili është realizuar në kuadër të procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kurti ka treguar se pse i paraqiti tri kërkesat e tij në Bruksel. Megjithatë, Kurti theksoi se Vuçiqi nuk ishte i gatshëm të respektonte asnjërën. Ne paraqitëm këto tri kërkesa të garancisë që në fakt janë mburojë për vetë marrëveshjen bazike, e cila është në sulm të vazhdueshëm nga Serbia. Presidenti i Serbisë nuk ishte i gatshëm ta respektojë asnjërën, pra as të nënshkruajë marrëveshjen, as të tërheqë letrën për refuzimin e saj, por as të dorëzojë kryekriminelin Radoiçiq. Ne jemi për dialog për normalizim dhe duam normalizim të marrëdhënieve për fqinjësi të mirë. Kjo bëhet me pranim të tërësishëm të marrëveshjes që e kemi arritur dhe me zbatim të tërësishëm të saj”, ka thënë Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Diaspora e Kosovës – potencial i pashfrytëzuar diplomatik

Diaspora e Kosovës mbetet një potencial i madh, por ende i pashfrytëzuar në diplomacinë ndërkombëtare. …