Kryeministri Kurti, priti në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së bazuar në vlerat e përbashkëta dhe avancimin e lirive themelore. Në këtë takim të parë ndërmjet tyre, kryeministri Kurti i ka uruar mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Orav dhe i ka ofruar bashkëpunim të afërt në avancimin e agjendës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Ai theksuar se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në mesin e dhjetorit të vitit 2022 dhe është e përkushtuar për t’i kryer reformat e nevojshme për anëtarësim. Albin Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për ndihmën dhe kontributin e BE-së dhe i ofroi bashkëpunim të plotë në avancimin e agjendës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …