Kryeministri, Albin Kurti, ka reaguar pas mbylljes së dy depove me vaj, pas rritjes së çmimeve. Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo në Fushë Kosovë dhe në Graçanicë është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni. Kurti theksoi se është shtuar kontrolli dhe mbikëqyrja, dhe se nuk do të lejohet zhvatja në kohë krize. “3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”, deklaroi Kurti. Reagimi shtetëror erdhi pasi për çmimin e vajit pati raportime të shumta nga qytetarët, të cilët edhe kanë kritikuar ashpër institucionet për mos reagim ndaj rritjes së çmimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …