Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Madrid ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana. Bëhet e ditur se Kurti zhvilloi me Solanën një bisedë të hapur mbi gjendjen e Kosovës, rajonit, por edhe të Evropës përballë luftës ruse në Ukrainë. Ndër të tjera kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e Solanës për çlirimin e Kosovës në vitin 1999 dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Përvoja e z. Solana, si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së është e çmueshme për Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …