Kryeministri, Albin Kurti ka pritur mbrëmë në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Njoftohet se temë qendrore e bisedës mes tyre ishin zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit. Po ashtu, tema tjera të bisedës mes tyre ishin zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit. Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri Kurti është fokusuar te liberalizimi i vizave për çka e ka falënderuar Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon për punën dhe angazhimin e saj. “Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për këtë takim.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …