Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Zvicra është një pikëtakim i veçantë me mërgatën tonë të shkëlqyeshme

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se Zvicra është një pikëtakim i veçantë me mërgatën tonë të shkëlqyeshme. Ai ka shkruar se puna dhe dedikimi i bashkatdhetarëve në këtë vend i ka dhënë një peshë të rëndësishme si rrugëtimit tonë drejt shtet-ndërtimit dhe zhvillimit, ashtu edhe lidhjes së Kosovës me Zvicrën. Në tubim mbrëmë, shpreha mirënjohje të thellë për kontributin që jep mërgata në forcimin e ekonomisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Duke sjellë me vete aftësi profesionale, resurse dhe ide të reja, bashkatdhetarët tanë jashtë kufijve mbeten një vlerë e shtuar për zhvillimin e Kosovës. I inkurajova që, ashtu , të kthehen dhe të jenë pjesë e transformimeve pozitive që po ndodhin. Gjithashtu, rikujtuam rëndësinë e regjistrimit për të votuar, me afatin që përfundon më 26 dhjetor. Bashkë, me përkushtim dhe vizion të qartë, do të vazhdojmë të punojmë për Kosovën që e duam”, ka shkruar Kurti, i cili pretendon që sërish ta marrë përkrahjen e tyre, jo se i do, edhe pse i quan të shkëlqyer, por sepse ka nevojë për votat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …