Kryeministri Albin Kurti sot shkon në Bruksel, ku fillimisht do të pritet në takim nga komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Ai do të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. Ky takim pritet të zhvillohet nga ora 11:30, sipas agjendës së publikuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Në fund të takimit, rreth orës 14:00, është paraparë të mbahet një konferencë për shtyp. “Radio Evropa e Lirë”, ndërkohë, ka raportuar se gjatë kësaj vizite Kurti do të takojë zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë shefin e diplomacisë, Josep Borrell. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë gatishmëri për t’u takuar në kuadër të dialogut.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …