Kryeministri, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Paris, me ftesë të kryetarit francez, Emanuel Macron. Sot herët në mëngjes nisem për Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, bashkë me gruan time Ritën, e me ftesë të Presidentit Francez Emmanuel Macron. Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim gjashtë anëtarësh nga kryeministria”, ka njoftuar Kurti përmes një videoadresimi. Kurti ka pranuar se është i gatshëm dhe i përgatitur për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke në qendër, derisa ka thënë se në tavolinë janë dy propozime. I kemi dy propozime në tavolinë: propozimi im për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Plötner dhe Emmanuel Bonne, ka saktësuar Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …