Kryeministri Kurti, përmes një bisede telefonike i shprehu edhe njëherë ngushëllime kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, e përmes tij, familjarëve të viktimave të tërmetit dhe mbarë popullit të Turqisë. Ai e falënderoi kryetarin Erdoğan, veçmas për mikpritjen zemërgjerë në Stamboll me datën 3 shkurt. Kryeministri Kurti tha se Kosova është vend jo i madh por me zemër të madhe, që ka dëshmuar bujari ndaj të gjithëve në ditët e tyre të vështira, së fundi edhe ndaj ukrainasve e afganëve. Kosova është dhe gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë pranë shteteve mike në ditët e tyre të vështira, posaçërisht pranë Turqisë, theksoi Kurti. Kryetari i Turqisë Erdoğan falënderoi kryeministrin Kurti për solidarizim të plotë me shtetin dhe popullin Turqisë, e cila po kalon fatkeqësinë më të rëndë në këtë shekull. U bisedua edhe për takimin e fundit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Erdoğan përshëndeti rezultatin e arritur, duke shprehur mbështetjen e tij kryeministrit Kurti dhe gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në këtë proces.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …