Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, të cilin e ka ftuar edhe për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai e uroi z. Fidan për rezultatet e zgjedhjeve dhe detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë dhe të ngushtë në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë”. Albin Kurti thuhet ta ketë falënderuar ministrin e Turqisë për mbështetjen në fushën e mbrojtjes. Përmes bisedës telefonike thuhet se bisedua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me ç‘ rast, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin, Fidan për mbështetjen e Turqisë dhenë Kosovës në kuadër të NATO-s si dhe mbështetjen ndaj Forcave të Sigurisë së Kosovës. Duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë, në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale me interes të përbashkët, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …