Edhe pse politika në Prishtinë kishte mohuar ekzistencën e planit francez-gjerman, për marrëveshjen Kosovë- Serbi, tani ai plan ka filluar të pranohet. Ministrja, Donika Shvarc thotë se ekziston një propozim i tillë. Kryeministri Kurti, javë më parë e mohonte, dje foli për “gjendjen agregate” të propozimeve, që vijnë nga kryeqendrat evropiane. Pas një vizite të këshilltarëve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kryetarit francez, Emmanuel Macron, në Prishtinë dhe në Beograd, u përhap fjala se ata kishin lënë një “propozim”, të hartuar nga Franca e Gjermania, për Kosovën dhe Serbinë. Kryeministri Albin Kurti fillimisht e mohoi ekzistencën e një “kornize të re”, duke thënë se ato dalin në publik për të matur pulsin. Qarkullojnë dokumente të ndryshme, por unë besoj se nuk është as e dobishme as e drejtë, që unë t’i komentoj ato; dokumente të cilat nuk kanë autorë, por bëhen për të matur pulsin e politikanëve dhe të qytetarëve”, iu përgjigj Kurti një gazetari. E ashtuquajtura “kornizë e re” është publikuar kah mesi i shtatorit në mediumin “Albanian Post”. Në atë raportim thuhej se dokumenti është hartuar nga gjermanët dhe francezët, dhe parasheh marrëveshjen normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë vitin e ardhshëm, ndërsa njohjen e ndërsjellë e parasheh pas 10 vitesh.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …