Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës

Kryeministri, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, ku është shprehur se sot vendit tonë do t’i shtohen edhe 445 policë të rinj të cilët do të shërbejnë gjithandej nëpër Kosovë. Ata  do të shërbejnë gjithandej nëpër Kosovë, në stacione dhe në njësite e detyra të ndryshme duke i dhënë një mazë përforcuese dhe përtëritëse kolegeve tjerë policë. Te figura e policit janë të përbashkuara personifikimi i zbatimit të ligjit dhe i respektimit të rendit publik si dhe vet imazhi dhe autoriteti i shtetit dhe shoqërisë përkatëse. “Nga 445 policët që u betuan  sot, 345 janë djem dhe 100 vajza, kurse 357 policë janë shqiptar dhe 88 nga komunitetet jo shumicë. Kjo do të thotë se raporti gjinor i kësaj gjenerate është 1 me 4, apo çdo i pesti pjesëtar është police, ndërkaq raporti etnik është 80 për qind policë shqiptarë dhe 20 për qind policë nga komunitet jo shumicë”, saktësoi Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …