Gjatë qëndrimit në Itali, kryeministri, Albin Kurti mori pjesë në hapjen e fushatës së Partisë Evropiane të Socialistëve dhe Demokratëve në Romë, për zgjedhjet evropiane që do të bahen më 9 qershor në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ai vlerësoi se “Nga rezultati i këtyre zgjedhjeve varet demokracia evropiane dhe vlerat tona të përbashkëta: drejtësia shoqërore dhe sundimi i ligjit, kushtet e dinjitetshme të punës dhe luftimi i varfërisë, të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore, beteja kundër regjimeve autoritare dhe mbrojtja e mjedisit, solidariteti dhe paqja panevropiane. “Roma na e përkujton se asnjë ëndërr nuk mund të rritet pa njerëz ambiciozë dhe asnjë ambicie nuk mund të mbijetojë pa guxim. Kjo është arsyeja pse ne kujdesemi për Bashkimin Evropian. Për ne Evropa do të thotë paqe, zhvillim dhe përparim” vlerësoi mes tjerash kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …