Kryeministri Albin Kurti në Besianë ka folur për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Kryeministri Albin Kurti në Besianë ka folur për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Kryeministri Albin Kurti në Besianë, sërish ka folur për shtrenjtimin e energjisë elektrike, edhe kësaj radhe  duke fajësuar të gjithë ata që kanë punuar në KEK, qysh prej 20 vitesh. Ai ka deklaruar se më shumë se dy dekada ka pasur zhvatje në KEK dhe mosinvestim dhe nuk është e mundur të mos ketë as subvencionim, as shtrenjtim dhe as shkyçje. “Besoj do të ketë mjaftueshëm propozime te Zyra e Rregullatorit për Energji, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë krizë energjetik, e jo veç zgjidhje ideale, por as optimale nuk ka. Nuk është e mundur të mos ketë as subvencionim, as shtrenjtim dhe as shkyçje. Duhet bashkërisht të dalim nga kjo situatë, nuk jemi me fajin tonë. Çmimet e energjisë janë shtuar në bursën ndërkombëtare, kurse më shumë se dy dekada ka pas zhvatje në KEK dhe mosinvestim”, tha Kurti. Ai tha se raporti i ZRRE-së nuk është merre ose lëre, por raport që pret komentet dhe shtoi se shpreson që pas atyre komenteve të ketë një vendim meritor.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …