Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, nuk e komenton me asnjë fjalë protestën e së shtunës, të cilën e kishte organizuar PSD-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka komentuar protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të cilën e kishte organizuar PSD-ja. Kur është pyetur për protestën, ai ka thënë nuk është e mundur të mos ketë  as shtrenjtim e as shkyçje të energjisë elektrike,  por nuk ka pranuar të flasë konkretisht asnjë fjalë për protestën e mijëra qytetarëve në Prishtinë, duke treguar një shpërfillje tashmë tipike të tij në situata kur nuk ka çka thotë.  Ndërkohë ai ka deklaruar se  duhet që të marrim parasysh sa më shumë faktorë dhe bashkërisht të dalim nga kjo situatë në të cilën nuk jemi me fajin tonë. Sepse në njërën anë, çmimet e energjisë janë shtrenjtuar shumë në bursën ndërkombëtare energjetike, ndërkaq në anën tjetër kemi më shumë se dy dekada që kemi pasur zhvatje në KEK ka deklaruar Kurti,  pa specifikuar zhvatësit por duke lënë të nënkuptohen  të gjithë ata që kanë jetuar e vepruar për 20 vitet e kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …