Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti nuk i është përgjigjur pyetjes se me çfarë note I vlerëson raportet me kryeministrin, Edi Rama

Kryeministri, Albin Kurti nuk i është përgjigjur pyetjes se me çfarë note I vlerëson raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Pyetjes se si janë raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga 1 deri në 10, ai I është përgjigjur se nuk mund të bëj një kuantifikim të tillë, por marrëdhëniet midis dy qeverive janë të shkëlqyeshme. “Në kuptimin e projekteve zhvillimore të planeve të punës, të vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime, por duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm. Aty nga njëherë kur kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme”, ka thënë kryeministri, Albin Kurti në një intervistë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Janë shuar 400 familje palestineze në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës

Dhjetëra të vrarë nga sulmi izraelit në një xhami në Gazë

Izraeli ka vazhduar me sulmet e armatosura në Rripin e Gazës ku gjatë një sulmi …