Kryeministri, Albin Kurti, pas takimit në Athinë me liderët e vendeve të BE-së, ku nuk ishte ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit 2023, i cili po mbahet në qytetin Bled të Sllovenisë. Kurti pritet të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale. Bëhet e ditur se mbrëmë ai ka marrë pjesë në darkën e punës me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob. Kurti ka deklaruar se ka marrë mesazhe inkurajuese nga homologu i tij slloven, Robert Golob, mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe mundësitë e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …