leoni

Kryeministri Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Londër

Kryeministri Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Londër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që po mbahet,  në Londër të Britanisë së Madhe. Në këtë samit të pranishëm janë kryeministrat nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, ai i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe  kryeministrja e  Serbisë,  Ana Bërnabiq.  Albin Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve ka thënë se investimet nga diaspora do ta ndihmonin Kosovën jashtëzakonisht shumë. Ai i ka kërkuar kryeministres serbe, Ana Bernabiq që Serbia të njohë Kosovën. Zëvendës-presidenti i BERZH-it, Jurgen Rigtering, bëri të ditur me këtë rast se Kurti i ka kërkuar Serbisë reciprocitet dhe njohje, pasi Bërnabiq deklaroi se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë. Kurti pajtohet me këtë konstatim por kërkon reciprocitet dhe njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ka shkruar Rigtering.

Kontrolloni gjithashtu

Vizitë e paparalajmëruar e emisarit evropian Sorensen në Kosovë, takon komandantin e KFOR-it

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë të paparalajmëruar …