Kryeministri, Albin Kurti, po qëndron në Munih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë. Gjatë orëve të para të qëndrimit në konferencë, Kurti ka zhvilluar një takim me komisionarin e BE-së për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn, nga i cili ka kërkuar më shumë fonde për Kosovën. “Integrimi në BE ka të bëjë me reforma të lidhura me vlerat e BE-së. Me treguesit e mirë ekonomikë dhe me performancën e mirë në sundim të ligjit, ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova Johannes Hahnit, komisionarit për Buxhet dhe Administratë, për më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve tanë”, shkroi Kurti pas takimit me zyrtarin e BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Beteja e parë e komandantit, Adem Jashari kundër forcave serbe në relacionin Skenderaj-Llaushë-Rezallë e Re
Më 26 nëntor të vitit 1997, forca të shumta të policisë serbe me autoblinda pizgauerë …