Kryeministri, Albin Kurti po zhvillon takime me mërgatën tonë në Gjermani. Pas takimit me diasporën tonë në Mynih, ai sot është pritur në Shtutgart ku ka folur në superlativ për rolin e saj. “Nuk harrojmë asnjëherë ta themi sepse e kuptojmë në shkallën e duhur që mërgata jonë është përbërësi i fuqishëm historik, ekonomik, politik dhe diplomatik i Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar. Prandaj themi me plot zemër se ju jeni zemra e përpjekjeve tona për liri dhe përparim. Mërgimi i rëndë që na karakterizonte fort në të kaluarën, tash ka rezultuar me mërgatën që është e ardhmja. E ardhmja e kthimit në atdhe, në Kosovën që po përparon nga kontributi i dikurshëm e i vazhdueshëm i juaji i cili ju bën juve thelb të së ardhmes sonë” ka theksuar mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …