Miroslav Lajcak, është takuar me kryeministrin, Albin Kurti në Forumin Diplomatik, i cili po mbahet në Antalia të Turqisë

Kryeministri Albin Kurti, priti në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në këtë takim është bërë me dije se është biseduar për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, qasjen konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimet e këtij procesi. Kryeministri Kurti ka ritheksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke. Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Kurti dhe Lajçaku kanë biseduar edhe për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. Kurti  ka theksuar angazhimin e qeverisë në zbatimin e tij, me qëllim të përfundimit të një problematike të trashëguar, tё furnizimit dhe pagesës së energjisë në katër komunat në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …