Kryeministri, Albin Kurti, sërish ka refuzuar të flasë në lidhje me ftesën që i është bërë nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit. Mbrëmë Kurti theksoi se “Do të shkoj në orën 19:30 në një koncert në Sallën e Kuqe. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në një përgjigje për KosovaPress, tha sërish se Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë. Ftesën e Prokurorisë Speciale për intervistim të kryeministrit Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e konsideron përpjekje për ta dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Duke e përmendur rastin e rezervave shtetërore, ajo thotë se ftesa ka mundur të bëhet më herët.
