Lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për mbrojtje në liri të ish policit Dejan Pantiq, në një konferencë për media ka folur edhe kryeministri, Albin Kurti. Ai ka shfaqur mospajtimin e tij me një vendim të tillë të Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke thënë se do të ishte shumë kureshtar ta dinte se cili është prokurori, që ka kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak, e cili është gjyqtari që e ka aprovuar këtë vendim, meqë Dejan Pantiq akuzohet për terrorizëm. Mirëpo ja që po ndodh edhe kjo, madje edhe kur kemi akuzë për terrorizëm i pandehuri dërgohet në arrest shtëpiak, ka thënë Kurti para gazetarëve. Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar sot se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuar masa e sigurisë. Pantiqit, që ndodhej në paraburgim, tashmë i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …