Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se në dhjetor të këtij viti, Kosova do ta dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, edhe pse është i vetëdijshëm se anëtarësimi në këtë bllok nuk pritet të ndodhë shpejt. Por, është e rëndësishme që ne zyrtarisht dhe publikisht të shprehim dëshirën tonë për t’u anëtarësuar në BE”, është shprehur Kurti. Mirëpo, njohësi i integrimeve evropiane është skeptik për këtë plan. Ish-ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se Kosova e ka të pamundur që ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, pa e siguruar njohjen nga pesë vendet anëtare të saj. Askush nuk e ndalon Kosovën që të aplikojë për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Por, aplikimi formal dhe marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim, janë dy ngjarje apo situata krejtësisht të ndryshme”, ka thënë, Bekim Çollaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …