Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se deri më tani shuma e mjeteve të mbledhura në Fondin e Sigurisë është shtatë shifrore, deri në fundjavë ishte, katër shifrore. Unë nuk e di, por shifra të sakta mund të tregojë Ministria e Financave”, ka thënë Kurti. Gjatë javës së kaluar është themeluar Fondi i Sigurisë, ku kryeministri kishte ftuar qytetarët e Kosovës, mërgatën dhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë e vendit. Mjetet e mbledhura financiare thuhet se do të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të vendit që pritet të miratohet nga Qeveria. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …