leoni

Kryeministri Kurti flet për një vendim të pesëshes së BE’së për ta njohur Kosovën

Kryeministri Albin Kurti, thotë se nuk përgjigjet në pyetjet e deputetëve, që nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Në pamundësi për ta shprehur  mllefin e zemërimin atje ku duhet, në pamundësi për t’ u ballafaquar me realitetin ku e ka sjellë Kosovën, i  frikësuar  nga pyetjet e deputetëve,  kryeministri,  Kurti ka zgjedhur heshtjen dhe injorimin e pyetjeve të deputetëve,  edhe pse e ka obligim institucional  Kurti gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit,  ka thënë për veten e vet se nuk ka pasur kryeministër në Kosovë që nuk iu ka përgjigjur më me seriozitet pyetjeve parlamentare, por tani nuk dua  të përgjigjem në pyetjet parlamentare që nuk vijnë nga ky parlament. Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet, të gjithë deputetët që po i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time, edhe pse tashmë e kam të përgatitur. Duhet të jemi kolegë të të njëjtit shtet, e jemi të njëjtit shtet nëse bëhet fjalë për mbrojtjen e përfaqësimit të interesit publikë e shtetërorë. Kurti, as me këtë rast nuk përmend  kohën kur ishte në opozitë dhe kur nuk i votonte marrëveshjet  ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …